Femra Sot

Friday, Oct 31st

Last update10:32:41 AM

You are here Shtëpia Kopshti Shafrani (crocus sativus L )

Shafrani (crocus sativus L )

Shafrani është erëza më e shtrenjtë në gjithë botën. Kjo bimë e çmuar ka shumë përmbajtje mjekësore, gjithashtu përdoret edhe në shumë fusha të tjera. Bën pjesë në grupin e  bimëve shumëvjeçare, që shkon prej gjashtë deri në dhjetë vjet.

Kultivimi i saj më shumë vlen për fermerët të cilët nuk kanë shumë tokë. Kjo bimë paraqet një ndryshim në raport me bimët e tjera, sepse kjo bimë lulëzon në vjeshtë.
Rritja e gjetheve ose rritja vegjetative  zgjat prej muajit tetor deri në fund të prillit apo majit të viti tjetër, varësisht nga mjedisi, pastaj hyn në fazën e “gjumit” gjatë muajve të verës. Nevojat e saj për ujë janë relativisht mesatare (400 deri 600 mm/në vit).

Ndikimi ekonomik i shafranit është i rëndësishëm për shkak të çmimit të lartë të shitjes, që sa vjen e rritet. Kjo kulturë prodhohet në dy faza; vetë shafranit, që prodhohet nga lulja, dhe materiali fidanor që prodhohet nga shumëzimi i bulbeve në tokë. Riprodhimi i tij është vegjetativ dhe nëntokësor, duke ndarë bulëzat “amë” në bulëza “bijë”.

Shafrani është një bulëz që vjen nga familja Iridaceae. Është e pajisur me një bulëz barishtore shumëvjeçare të rrumbullakët e mbështjell nga një shtresë fijore. Lulet e saja ngjyrë vjollcë lulëzojnë prej muajit tetor deri në muajin nëntor. Nga një bulb i vetëm shumëzohen në shumë të tillë. Ato lindin prej një tubi të hollë e të gjatë, që fillon nga bulbi. Në brendësi të këtyre luleve gjenden tre mashkullor me ngjyrë të verdhë të çelët dhe tri stigmat që janë me një stile më të gjatë, të gjerë, të futur thellë dhe të kapura anash.

Lulja e shafranit

Gjethet janë të shumta (përafërsisht nga 6 deri ne 12 për një bulëz), shfaqen pas   luleve, gjatë lulëzimit ose pas. Qëndrojnë të mbledhura në tufa, të ngritura  deri në pranverë -  periudhë në të cilën ato përfundojnë zhvillimin dhe shtrirjen. Vilen vetëm stigmat e lules, të cilat janë aromatike dhe me ngjyrë. Gjatë verës bima humb gjethet dhe mbetet vetëm bulbi.

Cikli i shafranit zhvillohet në   dy faza gjatë vitit; faza aktive dhe faza e dytë e fjetjes. Faza aktive fillon në vjeshtë, përkatësisht nga muaji gusht deri në shtator. Bima ri-merr aktivitetin e saj metabolik, fillon nga nxjerrja e gjetheve dhe boshti i lules, që duket nga gjysma e muaji tetor. Rritja e gjetheve zgjat nga muaji tetor dhe shkon deri në fund të muajit prill ose maj, varësisht nga kushtet klimatike. Do të shohim edhe fazën e lulëzimit. Zhvillimi i rrënjëve ndodh gjatë periudhës së vjeshtës ose të pranverës. Faza e dytë, që është ajo e fjetjes fillon prej muajit prill ose maj. Gjatë këtij zhvillimi shohim zhdukjen e bulbit “amë” dhe formimin e bulëzës “bijë” (shumimi vegjetativ). Gjatë periudhës së fjetjes, bulbet qëndrojnë të pandryshuar pasi të kenë arritur pjekurinë e tyre. Secili mbart një ose dy sytha prej ku dalin gjethet e reja dhe boshti i lules (rritja e lules është e kushtëzuar nga madhësia e bulbit dhe nga temperatura). Shafrani lulëzon në pranverë, deri në gjysmë të verës, varësisht nga kushtet. Temperaturat që rriten janë të nevojshme për lulëzim; temperaturat optimale janë 23 dhe 27 gradë Celsius, megjithatë lulëzimi rivjen në vjeshtë, në temperatura të ulëta.

1.Toka
Shafrani preferon tokat me përbërje të lehtë me pak argjilë dhe me drenazh shumë të mirë,  e pasur me materie organike. Kushti kryesor që duhet të ketë toka është drenazhi (kullimi). Tokat më të favorshme janë tokat pjellore të shkrifëta, argjile-gëlqerore, argjilë – rëre. “Shafrani kultivohet edhe në toka gëlqerore dhe  adaptohet në lloje të ndryshme të tokave, megjithatë preferohen tokat neutrale ose bazike të lehta me nivel të pH (7-8)".

2. Klima
Në lulëzimin e shafranit ka ndikim  shumë të madh temperatura. Shafranit i pëlqen shumë klima mesdhetare kontinentale, ku dimrat janë jo shumë të ftohtë, kurse verat e nxehta e të thata dhe lagështi të pakët. Kjo bimë reziston në temperaturë ekstreme, si në verë, ashtu edhe në dimër, që  mund të jenë  nga + 45 gradë deri në -18 gradë.

3.Lartësia
Shafrani është i njohur si bimë e lartësive. Në shumicën e rasteve mbillet në lartësi që kalojnë 800 m.

4. Uji
Nevojat e shafronit për ujë janë të vogla, përafërsisht 300-400mm.
Për mbjelljen e shafranit është e preferueshme të zgjidhen parcela afër burimeve të ujit që të mundësohet ujitja, sidomos në zona të ndjeshme (pa të reshura) ose në rastet ku të reshurat janë të vonshme, gjatë kohës së lulëzimit.

njomza-222

radiovati