Femra Sot

Friday, Oct 24th

Last update10:38:28 AM

You are here Shëndeti Intime Dhimbje gjatë periudhës së ovulimit

Dhimbje gjatë periudhës së ovulimit

Mittelschmerz (Mitelshmerc) është term mjekësor për paraqitjen e dhëmbjes në pjesën e poshtme të stomakut të cilën disa femra e ndjejnë gjatë kohës së ovulimit. Vet fjala Mittelschmerz në gjuhën gjermane don të thotë “dhëmbje mesatare”.

Tek cdo e 5-ta femër paraqitet dhëmbje gjatë ovulacionit,ndërsa gjysma e femrave këtë lloj dhimbjeje e kanë ndjerë të paktën një herë në jetë.Shumë rallë dhëmbja gjatë kohës së ovulimit është serioze dhe shumë shpesh nuk nevoitet ndihmë medicinale.

Dhëmbja gjatë kohës së ovulimit paraqitet në pjesën e poshtme të stomakut,më së shpeshti në njëren anë.

SIMPTOMET
Dhëmbja e cila paraqitet gjatë kohës së ovulimit në të shumtën e rasteve nuk është e fortë dhe zgjatë disa minuta, por mundet të zgjasë edhe 24-48 orë.
Ajo paraqitet në pjesën e poshtme të stomakut, më së shpeshti në njërën anë dhe për atë shkak është e mundur që femrat të mendojnë se bëhet fjalë për ndezje të zorrës qorre. Se në cilën anë do të paraqitet dhëmbja varet nga ajo se cila vezore e lëshon qelizën vezë gjat ciklit. Shumë rallë dhëmbjen mund ta ndjeni nga të dyja anët.

SI TA DINI A BÊHET FJALÊ PÊR DHËMBJE GJATÊ OVULIMIT?
Në qoftë se bëhet fjalë për dhëmbje gjatë ovulimit, dhëbja do të paraqitet ne mes të ciklit në periudh të ovulimit. Te femrat të cilave cikli iu zgjatë 28 ditë, ovulimi zakonisht bëhet ditën e 14-ë.
Për këtë arsye,në qoftë se kohë pas kohe ndjeni dhëmbje në njërën anë në pjesën e poshtme të stomakut, vini re nëse jeni ne ovulim.

KUR TË KËRKONI NDIHMË MJEKËSORE?
Në të shumtën e rasteve ovulimi me dhimbje nuk ju shkakton probleme femrave dhe nuk nevoitet as një lloj shërimi. Por, nese këto simptome paraqiten gjatë ovulimit,duhet të kerkoni ndihmë mjekësore:

  • Dhëmbje e fortë e percjellur me vjellje, marramendje ose ethe.
  • Dhëmbje e fortë e cila zgjat 2-3 ditë.
  • Dhëmbje e fortë në anën e djathtë e percjellur me humbje të oreksit, vjellje dhe marramendje (simptome të ndezjes së zorrës qorre).
  • Urinim me dhëmbje
  • Gjakderdhje nga vagina.

SI TA ZVOGËLONI DHËMBJEN?
Në qoftë se dhimbja është e durueshme,mundeni vetë ta zvogëloni dhe të ndjeheni më mirë.Ne atë rast:

  • Shtihuni dhe pushoni
  • Konsumoni lëngje të mjaftueshme
  • Në anën në të cilën ndjeni dhëmbje vendoseni një jastëk të nxehur ose një bidon me ujë të nxehur.
  • Bëni një dush të nxehtë ose shtrihuni në vaskë të mbushur me ujë të nxehtë.

 

Në qoftë se dhëmbja është e padurueshme dhe paraqitet gjdo muaj, konsultohuni me mjekun për mundësin për të përdorur tableta kontraceptive. Këto tableta e parandalojnë ovulimin dhe bashkë me të edhe dhëmbjen gjatë ovulimit, sepse dhëmbja e këtij tipi paraqitet vetëm kur vezorja e lëshon qelizën vezë.

njomza-222

radiovati