Femra Sot

Sunday, Nov 23rd

Last update02:34:54 PM

You are here Shëndeti Intime Kanceri në qafën e mitrës

Kanceri në qafën e mitrës

Kanceri në qafën e mitrës është njëri nga kanceri më i përhapur i cili i përfshinë organet gjenitale femërore.

Pas kancerit të gjirit ai në qafën e mitrës është arsyeja e dytë më e përhapur për vdekshmërinë nga kanceri tek femrat.

Kanceri në qafën e  mitrës e përfshin pjesën më të poshtme të mitrës,e cila ndryshe quhet edhe cerviks. Cerviksi i bashkon vaginën dhe mitrën. Kanceri paraqitet kurr qeliza abnormale në cerviks rriten pa kontrollë.

Për fat të mirë,nëse vërehet herët, ky lloj i kancerit në të shumtën e rasteve mundet edhe të shërohet. Mënyra më efikase për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje të tmerrshme janë kontrollat gjinekologjke dhe PAP-a testet e rregullta. Duke iu falenderuar PAP-a (Papanikollau) testeve dhe ngritjes së vetëdijes  te  femrat, vdekshmëria nga kaceri në qafën e mitrës gjatë 50 viteve të fundit ka rënë.

Simptomet
Stadiumet më të hershme të kancerit në qafën e mitrës janë asimptomatike  që do të thotë nuk paraqiten simptome. Ky fakt vërteton sa janë të rëndësishme kontrollat e rregullta për zbulimin e hershëm dhe për parandalimin e zhvillimit të sëmundjes.

Por nëse fillon të zhvillohet, mund të paraqiten këto simptome:

  • Gjakderdhje nga vagina në mes të dy cikleve menstruale
  • Gjakderdhje dhe dhimbje gjatë mardhënjeve seksuale
  • Gjakderdhje në menopauzë
  • Dhimbje në pjesën e poshtme të stomakut
  • Sekret vaginal i shumtë dhe me erë të rëndë, i cili mund të ketë dhe disa njolla gjaku;
  • Dobësim i organizmit.

Nëse vëreni njërën nga këto simptome nuk duhet të vini në përfundim se ju keni kancer menjëherë. Një pjesë e këtyre simptomeve mund të paraqiten dhe si rezultat i infeksioneve  ose ndonjë sëmundje e transmetuar seksualisht. Por, për sigurinë tuaj duhet të vizitoni gjinekologun për tua bërë analizat e duhura.

Shkaqet për paraqitjen e kancerit:

Shkaktarë më i shpeshtë për paraqitjen e kancerit në qafën e mitrës llogaritet virusi HPV (human papiloma virus). Ky  virus është infeksioni më i shpeshtë në botë i cili transmetohet seksualisht.

Egzistojnë mbi 100 lloje të këtij virusi, por jo të gjitha llojet shkaktojnë kancer. Llojet  më të rezikshme janë (HPV 16,18,31,33,45) ndërsa më pak të rrezikshme (HPV 6,11,40,44). Vetëm HPV 16 shkakton në 50% të rasteve  kancerin, ndërsa HPV 16 së bashku me HPV 18, shkakton 70% të rasteve të kancerit në qafë të mitrës.

Ju mund ta bartni këtë virus shumë vite dhe asnjëherë të mos e kuptoni. Por ai mund të qendrojë në organizëm  dhe pas shumë viteve të shkaktojë kancer. Për këtë arsye është shumë e rëndesishme që të bëhen kontrollat rregullisht.

Grupet e rezikuara
Edhe pse faktori  kryesor për paraqitjes së kancerit në qafën e mitrës në të shumtën e rasteve është HPV virusi , egzistojnë edhe faktorë tjerë që e zmadhojnë rrezikun e paraqites së kësaj sëmundjeje.

Këto faktorë kontribojnë për rrezik më të madh  të paraqitjes së kacerit në qafën e mitrës:

  • Numri i madh i partnerëve seksualë. Sa më i madh është numri i partnerëve seksualë, aq më i madh është rreziku i paraqitjes  se ndonjëri prej tyre mund të jet bartës i virusit HPV.
  • Mardhënjet seksuale të hershme. Mardhënjet seksuale para moshës 18 vjeqare e zmadhojnë rrezikun  për infektimin nga HPV. Qelizat e pa pjekura janë më të prirura për ndryshimet kancerogjene që mund ti shkaktojë HPV virusi .
  • Sëmundjet tjera të transmetuara seksualisht. Nëse keni ndonjë sëmundje tjetër të transmetuar seksualisht si Clamidia , Gonorea, Sifilis ose Sida, mundësia për ta bartur HPV virusin në vehte është më e madhe.
  • Pirja e duahnit. Nuk është e vërtetuar lidhja  precize në mes  kancerit në qafën e mitrës dhe pirjes së duhanit, por është e njohur se duhani e rritë mundësinë e paraqitjes së kancerit. Pirja e duhanit dhe HPV mundë të punojnë si aleatë kundër jush.
  • Sistemi imunitar i dobësuar. Shumica e femrave të cilat e bartin HPV virusin nuk  kan asnjë lloj problemi me virusin dhe e bartin pa e ditur. Te ato nuk paraqitet kanceri. Por nëse te femrat të cilat e bartin HPV  dobësohet imuniteti, organizmi nuk mundet të luftojë kundër virusit. Kjo e zmadhon rrezikun për paraqitjen e kancerit në qafën e mitrës.

PAP-a Testi-Mbrojtja më e mirë

Diagnostifikimi i hershëm i kancerit në qafën e mitrës është veçanërisht i rëndësishëm për shërimin, kjo shpëton jetën. Secila femër duhet të praktikojë ta vizitojë gjinekologun së paku një herë në vit, për të bërë PAP-a test-in, kolposkopi-n dhe kontroll me ultra zë (eho). Për femrat të të cilat është vërtetuar  se egzistojnë ndryshime abnormale të qelizave në qafën e mitrës rekomandohet ta vizitojnë gjinekologun më shpesh.

PAP-a test-i nuk dhemb. Disa femra llogarisin se është i pakëndshëm. Në bazë të këtij testi jo vetëm se mund të zbulohet prania e HPV infekcionit dhe nëse ka ose jo ndryshime të qelizave të qafës së mitrës, por mund të vërtetohet edhe statusi hormonal i femrave dhe prezenca e ndonjë infekcioni tjetër vaginal.

Mënyrat tjera për mbrojte nga kjo sëmundje janë:

  • Përdorimi i prezervativëve-me këtë e zvogëloni shansen për tu infektuar me HPV, edhepse prezervativi nuk e parandalon mundësin e bartjes së HPV.
  • Shtyerja e mardhënjes të parë seksuale
  • Duke pasur  numër sa më të vogël të partnerëve seksual
  • Duke hequr dorë nga pirja e duhanit
  • Vaksinimi kundër HPV-Vaksinimi mbron nga llojet më të rrezikshme të HPV virusit. Kjo është më efektive tek vajzat të cilat deri në momentin e vaksinimit nuk kanë pasur mardhënje seksuale.

Në vendet tona së pari duhet të zhvillohet kultura shëndetsore tek popullata, sidomos te gratë dhe vajzat e reja të cilat duhen të kenë kujdes të veçantë për shëndetin e tyre intim.

INFORMOHUNI DHE MOS I ANASHKALONI TESTET TË CILAT MUND TU SHPËTOJNË JETËN!

njomza-222

radiovati