Femra Sot

Wednesday, Sep 17th

Last update10:38:28 AM

You are here Shëndeti Intime CIKLI MENSTRUAL

CIKLI MENSTRUAL

Cikli menstrual te çdo femër është i ndryshëm dhe varet nga shumë faktorë si stresi, aktivitetet fizike, niveli i hormoneve.

Për këtë shkak,shumë shpesh është shumë e vështirë të përcillet dhe të parashikohet.
Kohëzgjatja e ciklit menstrual matet nga dita e parë e ciklit te fundit deri ne ditën e par të ciklit të ardhshëm. Më së shpeshti zgjatë 28 ditë, ndërsa te shumica e femrave zgjat nga 26-32 ditë.

Secila femër duhet ti kuptojë ciklin menstruadhe ovulimin.


Cikli menstrual ndahet ne dy faza: faza folikulare dhe luteinike. Faza Folikulare fillon nga dita e parë e ciklit të fundit dhe zgjat deri ne ovulim. Kjo pjesë e parë e ciklit menstrual shumë shpesh mundet te ndryshojë. Pjesa e dytë e ciklit  zgjatë nga ovulimi deri ne fillimin e ciklit te ardhshëm.Kohëzgjatja e kësaj faze të dytë luteinike nuk ndryshon dhe vepron nga 12-26 ditë me she shpeshti 13-14.
Kjo do të thotë se dita e ovulimit  tregon sa do të zgjasë cikli menstrual.
Faktorët e jashtëm si stresi dhe sëmundja mundet te ndikojnë ne ovulimin dhe ta shtyejnë atë, kjo rezulton me ndryshim të ditës se paraqitjes së ciklit. Por  bindja e përhapur  se stresi mund të ndikojë në zgjatjen e paraqitjes të ciklit është gjysmë e saktë. Me të vërtetë stresi ndikon mbi ovulimin dhe me atë mund te parashikohet kur do të fillojë cikli juaj i ardhshëm, mirëpo stresi në periudhën kur ju e prisni ciklin nuk do te kontribojë që ky te shtyhet, sepse ovulimi veqse ka caktuar kur do të filloj cikli. Sidoqoftë çdo organizëm reagon ndryshe kur është nën ndikimin e stresit.

ÇKA PARAQET OVULIMI
Ovulimi është njëra nga gjërat më të rëndësishme të cilat secila femër duhet ti kuptojë për trupin e saj, sepse ovulimi është faktorë vendimtarë për fillimin e shtatzanisë ose për të ju shmangur shtatzanisë së padëshiruar.
Ovulimi është fazë specifike e ciklit menstrual, atëherë gruaja është me pjellore. Gjatë kësaj faze vezorja  lëshon qeliza vezë e cila është e pjekur për fekondim.
Me ovulim,qeliza vezë e pjekur arrin ne zbrastirën abdominale dhe pas disa minutave futet ne kanalin e vezorës. Nëse gjatë kësaj periudhe femra ka mardhënje e pambrojtur seksualisht, këtu do të takohet qeliza vezë me një pjesë të spermatozoidëve dhe mundet te ndodhë fekondimi. Qeliza vezë mundet te jetojë 12-24 orë, nga ana tjetër spermatozoidët në atë mjedis mund të jetojnë 2-3 ditë.

KUR  NDODHÊ OVULIMI
Njohja e periudhës së ovulimit është ndihmë e shkëlqyer për secilën femër. Edhe  ata që dëshirojnë shtatzani dhe për ata që duan ti shmangen shtatëzanisë, duhet ta dinë kur është mundësia më e madhe të ndodhë ovulimi.
Për të llogaritur kur është mundësia më e madhe të bëhet ovulimi,gjejeni kur duhet të fillojë cikli juaj i ardhshëm dhe numëroni 12-16 prapa.Kështu do të fitoni periudh të disa ditëve kurrë është mundësia më e madhe për ovulim. Periudha më pjellore e femrës  fillon 5 ditë para ovulimit dhe zgjatë deri 2 ditë pas ovulimit.Dita  më saktë e fekondimit është saktë dita para ovulimit.
Më së shpeshti ndodhë 14 ditë para fillimit të ciklit të ardhshëm. Nëse cikli juaj menstrual  zgjat 28 ditë,kjo do të thotë se me siguri ovulimi do të ndodhë ditën 14-të.
Por, ovulimi mundet të ndryshojë. Pjesa më e madhe e femrave ovulojnë nga dita e 11 deri në ditën e 21-të te ciklit. Nëse doni ti shmangeni shtatzanisë, në këtë periudhë mos praktikoni mardhënje të pambrojtura seksuale.

FAKTE PÊR OVULIMIN

Secila femër lindë me qindra mijëra deri ne disa miliona qeliza vezë te papjekura.

Cikli mund te fillojë pa ndodhur ovulimi

Ovulimi mund te ndodh edhe duke munguar cikli

Më së shpeshti vetëm një qelizë vezë  piqet dhe është gati per fekondim ne çdo ovulim.

Qeliza vezë jeton 12-24 orë pasi ta leshon vezorën.

Disa femra ndjejnë dhimbje afër vezoreve gjatë kohës të ovulimit. Ajo gjendje quhet mittelschmerz qe ne gjuhën gjermane don te thotë dhimbje mesatare.


 

njomza-222

radiovati