Femra Sot

Tuesday, Sep 02nd

Last update10:38:28 AM

You are here Kuzhina Vetit e mira të ushqimeve Drithërat integrale

Drithërat integrale

Gruri integral rritë imunitetin, përshpejton rritjen dhe zhvillimin e organizmit, është efikas kundër lodhjes

dhe rregullon tretjen, shëron alergjinë si dhe është i dobishëm te sëmundjet e zemrës.

Gruri përmban proteina deri në 70%, kurse sasia e yndyrave dhe karbohidrateve është simbolike. Tretet lehtë dhe asimilohet shpejt, prandaj iu preferohet sportistëve dhe fëmijëve.

Vetitë shëruese të thekrës
Thekra është një drithë, i cili me shekuj ka garuar me grurin në prodhimin e bukës edhe pse sot gruri është dominues.
Thekra përmban 74% karbohidrate, 9,3% proteina dhe 1,8% yndyrë. Përmban edhe vitaminë B. Buka e thekrës preferohet të përdoret kundër diabetit, anemisë, te vështirësitë në klimaks, te kapsllëku, si dhe për përmirësimin e sistemit nervor.

Vetitë shëruese të elbit
Elbi pa të drejtë konsiderohet ushqim i të varfërve. Sipas vlerave biologjike, elbi është më i shëndetshëm se gruri, sepse ka veti të mëdha shëruese. Është njëri ndër drithërat më të vjetra. Elbi përmban 35% të thartirave të pangopura yndyrore, të cilat ulin kolesterolin në gjak. Elbi përmban 73,4% karbohidrate, 11% proteina dhe 1,8% yndyrë, por është i pasur edhe me minerale dhe vitamina. Elbi ulë kolesterolin, forcon organizmin, është efikas kundër plakjes, kundër sëmundjeve të enëve të gjakut, reumës, dhembjes së lukthit dhe fytit.

Vetitë e dobishme të tërshërës
Tërshëra është drithi më i dobishëm. Por, më shumë përdoret si ushqim i kafshëve. Kohëve të fundit në treg mund të gjenden flluskat (flakes) e tërshërës, të cilat janë tepër të dobishme. Për shkak të përmbajtjes së pasur me minerale dhe vitamina, tërshëra më shumë mund të konsiderohet ilaç, sesa ushqim. Përmban më shumë se 20 aminoacide esenciale. Tërshëra pastron gjakun, është i dobishëm kundër sëmundjes së sheqerit, i bën mirë mëlçisë, vezorëve, mitrës. Është efikas kundër kariesit.

Vetitë e mira të misrit
Misri ka prejardhjen nga Meksika. Misri është bima e vetme së cilës deri sot nuk i është gjetur varianti i egër. Kokrra e misrit është e pasur me karbohidrate, amidon, sheqer dhe proteina. Misri përmban shumë vitamina dhe minerale. Misri ul shtypjen e lartë të gjakut, është i dobishëm te sëmundjet e enëve të gjakut, kundër diabetit, largon gurin në veshkë, është i dobishëm kundër rakitit, dhembjes së shpinës, sëmundjeve të mushkërive etj.

njomza-222

radiovati