Femra Sot

Thursday, Aug 21st

Last update10:38:28 AM

You are here Bukuri & Fashion Trupi Celuliti, si ta eleminojmë ?

Celuliti, si ta eleminojmë ?

Celuliti është një infeksion i rëndë i lëkurës. Me shfaqjen e celulitit bakteria depërton nga shtresat e jashtme të lëkurës në ato më të thella , duke krijuar fryrje dhe thellime, që i japin një formë jo  estetike lëkurës.

Celuliti është një lloj indi dhjamor në shtresën e nënlëkurës që përmban tufa indi lidhor. Ky ind lidhor, që varion në trashësi dhe është i ndërthurur me qelizat dhjamore, mbahet në atë pozicion nga një rrjet fibrash që e mbron trupin tonë duke rrethuar muskujt dhe organet. Ai është i rrethuar nga një lëng që përveçse e ushqen, përbën dhe një sistem efektiv për eliminimin e mbeturinave. Kur gjithçka funksionon siç duhet, mbeturinat largohen jashtë trupit nga ky sistem, gjë që rezulton në kurba të lëmuara të trupit; kur yndyrnat, lëngjet dhe toksinat mbeten thellë në lëkurë (poshtë shtresës epidurale), indi lidhor trashet dhe forcohet duke dhënë një efekt fryrës. Me kalimin e moshës, shtresat e lëkurës hollohen, çka rezulton në shfaqjen e pamjes së valëzuar të celulitit. Ndryshimi i celulitit me dhjamin është se celuliti, në dallim nga dhjamosja, ndodhet vetëm në disa pjesë të caktuara të trupit; kofshët, të ndenjurat, barku dhe gjoksi. Megjithëse formimi i celulitit varet nga dieta dhe stili i jetesës, pjesa më e madhe e tij është e formuar nga toksina dhe yndyra të formuara në trup, që mund të prekin gra të çfarëdolloj përmase, peshe dhe strukture trupore.

Masat
Celuliti konsiderohet patologji dhe është një nga problemet më shqetësuese tek femrat. Në rastet me celulit, themi që sasia e yndyrës është mbi limitin standard të normales, d.m.th, mbi 22 % të peshës trupore. Celuliti ka volum, sepse në fazën e zhvillimit të tij kemi zmadhim të qelizës dhjamore dhe si pasojë, deformim të pjesëve të ndryshme të trupit. Ai është i dukshëm në pozicion vertikal dhe ka efekt pamor të ngjashëm me lëkurën e portokallit.

Kjo zonë është e mbingarkuar me ujë dhe yndyrë dhe kështu deformon enët e gjakut e pengon qarkullimin normal të tij. Nëse nuk marrim masa, celuliti do të akumulohet në vazhdimësi. Për ta luftuar ose parandaluar atë, duhet një aktivitet fizik i pandërprerë. Në rastet ekstreme duhen bllokuar burimet e yndyrave, të sheqerit dhe të brumërave. Duhet konsumuar një sasi e madhe uji deri në 3 litra në ditë, sepse oksigjeni që përmban uji e eliminon celulitin në një masë të konsiderueshme. Në trajtimet estetike është mjaft efikase baltoterapia me produkte organike si: alga deti, kërpudha të konservuara në parafinë. Ky trajtim ndihmon rrëzimin e celulitit dhe rezultatet janë të kënaqshme. Ky trajtim shoqërohet me tonifikimin e muskulaturës. Detyrimisht duhet t’i nënshtrohesh aparateve me elektroda, siç janë: Top Slimmer, Ultratonic etj. Kjo është gjimnastikë pasive ose dobësim në mënyre dembele. Këto trajtime janë të kushtueshme, por të rehatshme. Ndryshe mund të ushtroheni në natyrë ose palestër, por gjithmonë mos harroni ujin që është element i rëndësishëm. Me vullnet çdo gjë arrihet. Pas këtyre trajtimeve do të keni një trup perfekt. Humbja në peshë të jep sadisfaksion dhe ndihesh më energjik dhe më i shëndetshëm.

Çarjet e lëkurës
Zakonisht çarjet e lëkurës vijnë nga ndryshimet në peshë dhe si rrjedhojë lëkura humbet elasticitetin dhe çahet. Për këtë problem duhet të përdoren kremrat rasodant dhe hidratant me aloe vera dhe qumësht blete të pasuruara me probiotikë, të cilat jo vetëm ushqejnë lëkurën, por dhe trajtojnë deri në thellësi problemet më të komplikuara në sajë të vetive kurative të bimëve medicinale që përmbajnë. Gjithashtu, duhet të merret nga goja dhe vitaminë E, e cila gjithmonë duhet të jetë me origjinë bimore. Shumë i pasur me vitaminë E është vaji i bajames dhe ai i farës së grurit, që duhet shoqëruar me acidin folik, i cili ndodhet me shumicë në lëngun e shegës. Në rastet e çarjes së lëkurës, vaji i bajames mund të përdoret edhe për lyerje nga jashtë të pjesëve ku lëkura ka pësuar çarje. Gjithashtu, për të evituar çarjet e lëkurës është i nevojshëm përdorimi i kremrave bimorë, të cilët ushqejnë lëkurën duke i dhënë kështu edhe vitalitetin e munguar. Rritja e qarkullimit të gjakut përmes masazhit padyshim që ndihmon në eliminimin e celulitit.

Faktorët
1-Trashëgimia
2-Marrja e pamjaftueshme e ujit
3-Dieta
4-Pirja e duhanit
5-Tensioni dhe stresi
6-Marrja e mjekimit
7-Mungesa e ushqimeve dhe stili i jetesës

Këshilla për të eliminuar celulitin
1. Flini me këmbë të mbështetura mbi një jastëk (lartësi 10 cm). Por kini kujdes që jastëkun ta vendosni poshtë dyshekut.
2. Shko në palestër dhe ndiqe rregullisht 2 ose 3 herë në javë.Mjaftojnë edhe 20 minuta gjimnastikë në ditë.
3. Ecni…
4. Masazhoni këmbët duke filluar nga kavilja, duke u ngjitur pastaj deri te kofshët me një peshqir pak të ashpër.
5. Përfundoni dushin duke u hedhur ujë të ftohtë këmbëve, duke filluar nga fundi i këmbëve dhe duke përfunduar te kofshët.
6. Eliminoni: kafenë, kripën dhe ushqime të kripura.

Evitoni
1. Mos mbaj veshur rroba shumë të ngushta.
2. Elimino, alkoolin dhe duhanin.
3. Evito takat e larta. Taka ideale është 4 centimetra.
4. Harro banjat e nxehta. Nxehtësia zmadhon të fryrat dhe ngushton enët e gjakut.
5. Mos qëndro këmbë përmbi këmbë, ndërsa je e ulur.

Shkaku i shfaqjes së celuliteve
Në fillim duhet të saktësohet që celuliti shfaqet tek 90 për qind e femrave. Një detaj tjetër është se ato shfaqen edhe tek femrat e reja, sepse njeri nga shkaqet është edhe ndryshimi që pëson trupi gjatë pubertetit.

Bëni kujdes:
1. Eliminoni ose pakësoni konsumimin e kafesë dhe alkoolit
2. Mos pini duhan
3. Evitoni kripën
4. Hani sa më shumë zarzavate dhe fruta të freskëta
5. Pini shumë ujë, por jo afër vakteve të ushqimit
6. Bëni shumë lëvizje

Nuk është e thënë që të kaloni orë të tëra në palestër, mjaftojnë edhe shëtitje në këmbë. Për shembull, nëse kaloni shumë kohë në zyrë, bëni disa hapa shëtitje gjatë kohës së drekës, mos merrni autobusin për të shkuar në shtëpi. Rezultatet nuk do të ishin të menjëhershme, megjithatë kjo do t’u bëhet kulturë e të vepruarit, për t’u ndier më mirë me trupin.

Ananasi lufton celulitin
Fruti i ananasit përmban një enzimë që quhet Bromelaine, e cila ka për veti të shkrijë proteinat (depolymerizon fibrinën). Pra, kur fryti i ananasit është i pjekur mirë, mund të përdoret për dietë. Ai ndihmon në eliminimin e yndyrnave të tepërta. Ul ndjeshëm celulitet te femrat dhe ndihmon gjithashtu për të rënë nga pesha. Por kujdes, ananasi jo shumë i pjekur përmban shumë vitaminë C dhe ndihmon në këtë rast në hapjen e oreksit.

njomza-222

radiovati