Këshilla praktike në kuzhinë

0
324
  • Për të pastruar makinen e mishit gjatë grirjës së mishit me dhjamë, grihen më parë 2-3 kokrra patate, pastaj lahet.
  • Shishet mund të pastrohen duke i shpërlare më parë me ujë, pastaj me patate të grira ose me lëkuren e tyre, duke i tundur fort.
  • Për të hequr erën e rëndë të termusit, ai duhet të shpërlahet me ujë e uthull.
  • Për të ruajtur qumeshtin 2-3 dite ai duhet të zihet 2 herë, një herë në mëngjes dhe një herë në darkë dhe të ftohet në enë të hapur.
  • Që djathi të mos thahet, duhet të mbulohet me një pecetë të lagur me ujë me kripë.
  • Që djathi të mos therrmohet gjatë prerjes, duhet të vihet në ujë të vakët për 8-10 minuta.
  • Mishi dhe peshku duhet të lahen jo shumë para gatimit.nuk duhet të mbahen në uje, pasi humbasin proteinat, kripërat mineralet dhe kështu ulet vlera ushqimore e tyre.
  • Që mishi gjatë skuqjës të krijojë një kore të bukur në siperfaqe, duhet që para gatimit të fshihet me një pecetë.
  • Trutë para se të zihen duhet të skuqen.
  • Qepa për qofte nuk duhet të grihet në makinën e mishit, por në rende.
  • Gjatë skuqjes së mishit në copa, këshillohet që ena të mbulohet me kapak, pasi në këtë mënyre avulli nuk del, por mbetet në mish duke i dhënë atij shijen e mishit të stufuar dhe jo të skuqur.
  • Perimet ruhen të freskëta për disa ditë nësë mbështillen me pecetë të lagur.
  • Sa më të mëdha të priten perimet gjatë gatimit, aq më pak humbasin vleren e tyre ushqimore.
  • Pureja me patate të reja nuk bëhet e shijshme, pasi ato përmbajnë pak amidon

 

LEAVE A REPLY