Si të rinovoni stilin tuaj

0
659

Ngjyrat e vjeshtës si ajo e mustardës, portokalli e mbyllur, dhe kafe janë shumë në trend, gjithashtu ngjyra vishnje, rozë e ndezur e miksuar me ngjyrë të zezë do të jenë alternativat perfekte për stilin tuaj.

Ndryshimi i stilit tuaj këtë sezon mund të jetë pak i ndërlikuar. Moti bëhet herë i ngrohtë dhe herë freskët. Por, akoma nuk është ftohtë, prandaj, dhe ju besoj që akoma nuk keni krijuar një ide ekzakte se si të rinovoni gardërobën tuaj këtë sezon. Në fakt, ka disa alternativa me të cilat mund të eksperimentoni.

Xhinset me ngjyra janë shumë në modë, prandaj ju këshillojmë t’i blini ato me ngjyra të ndryshme, sepse janë të lehta në kombinim. Vishni xhinse me ngjyrë vishnje, ose bezhë, sipër njëxhaketë të zezë dhe do të krijoni një stil fantastik, modern.

Printimet me lule janë një tjetër element që po preferohet shumë këtë sezon. Fustanet me lule, bluza, këmisha, mund të kombinohen me veshje sipër të cilat kanë një ngjyrë neutrale serioze, pa harruar këpucët, të plotësuara në perfeksion nga ndonjë aksesor i veçantë.

Kjo vjeshtë është e gjitha e përqendruar tek lëkura. Ju mund të vishni një bluzë, xhaketë, pantallona lëkure dhe do të jeni në qendër të vëmendjes nga stili juaj unik.

 

LEAVE A REPLY