Çarçafët e papaster, shkaktarë të alergjive të ndryshme

0
401

Një e pesta e njerëzve nuk i ndërrojnë çarçafët asnjëherë në muaj dhe kjo shkakton astme, ekzemë dhe bllokimin e hundës, sepse çarçafët e ndyrë tërheqin molat të cilet shkaktojnë alergjitë e ndryshme.

Anketa britanike ku kishin marre pjesë 2000 njerëz ka zbuluar se vetëm dy nga pesë njerëz ndërrojnë çarçafet dy herë në jave duke i zëvëndësuar ata me çarçafë të paster. Çdo dy javë çarçafet i nderrojnë 36% e njerëzve, derisa 17% e tyre e pranon se çarçafët e ndotur i ndërrojnë një herë në muaj, madje edhe më rrallë.

Dr. Adam Fox, pediater dhe ekspert për alergjitë në njerin ndër spitalet më të mira të Londres, ka paralajmëruar se çarçafet e ndyrë mund të shkaktojnë probleme të shumta që kanë të bëjnë më shëndetin.

“Një të tretën e jetës e kalojmë në gjumë dhe gjatë kësaj kohe mbajmë mbeturina në shtrat: qeliza që pasojnë pas tështitjes, lëngje trupore, djersitje dhe vaj, që gjithsesi i tërheq molat”, thotë dr. Fox.

LEAVE A REPLY