Lëng në shishe deri në ditëlindjen e parë

0
556

Fëmijët që pinë lëng dhe qumësht në shishe deri në moshën dy vjeç janë më të prirur për trashje në moshën parashkollore, thonë.studiuesit

Hulumtuesit kanë publikuar në Zhurnalin e pediatrisë, se fëmijët që përdorin rregullisht shishe 24 muaj, kanë gjasa 30 % që ti ekspozohen rrezikut që të trashen në moshën 5 vjeq e gjysmë të trashen.

Hulumtuesit kanë analizuar të dhënat për rreth 7000 fëmijë nga të gjitha anët e Amerikës dhe ka gjetur se fëmijët që prindërit i kanë ushqyer me shishe kanë  konsumuar shumë kalori, thotë BBC .

Studimi gjeti se 22 për qind e dy vjeqarëve, lëngjet i pinë vetëm me shishe, ose shkojnë në shtrat me shishe me leng me shume kalori.

Gati një e katërta e fëmijëve në këtë grup u bë i trashë në moshën pesë vjeçare, krahasuar me 16 për qind e fëmijëve të cilët pas moshës dy vjeqare nuk kanë përdorur shishe.

Studimi u krye në Universitetin e Ohajos dhe Filadelfisë kanë llogaritur se mundësia e trashje te fëmijët që përdorin shishe 24 muaj, mundësitë për trashje janë 1,33 herë më shumë se fëmijët që nuk e përdorur shishen. Ata sugjeruan se prindërit duhet të inkurajohen që të ndalin përdorimin e shishes deri në ditëlindjen e parë të fëmijës.