Ushqimi i mëngjesit ndihmon në humbjen e peshës

0
2882

Studimi i bërë në Venezuelë, i botuar në fund të vitit  2008, vë përballë njëra tjetrës dy grupe femrash me mbipeshë , për një periudhë 8 muajshe.

Studimi sugjeron se ngrënia e një mëngjesi të bollshëm me karbohidrate dhe proteina , madje edhe një copë çokollatë, mban urinë nën kontroll dhe madje ndihmon në humbjen e  peshës.

Grupi që ka ngrënë mëngjes të plotë ka humbur rreth 20 kg gjatë 8 muajve dhe ky numër është i konsiderueshëm kur krahasohet me vetëm 4 kg që humbi grupi i femrave që hengrën megjes me të lehtë me karbohidrate të reduktuara.

Kur zgjohesh nz mëngjes , truri dhe trupi janë të programuar të kërkojnë ushqim.Metabolizmi punon me xhiro të shpejta dhe nivelet e adrenalinës dhe kortizolit janë në maksimum.

Truri ka nevojë për energji menjëherë dhe nëqoftëse nuk hani herët, truri kërkon për nje burim energjie në vend tjetër.Truri kalon në marrjen e masave urgjente duke përdorur energjinë e gjendur në muskuj duke shkatërruar indet muskulore. Kur hani më vonë , trupi e ruan këtë energji të marrë nga ushqimi në formë dhjami.

Kombinimi i dietës me karbohidrate dhe proteina të larta në mëgjes, i jep trupit një shtytje me energjinë që ka nevojë. Për shkak se proteina tretet më ngadalë në trup, nuk ndjeheni të uritur gjatë ditës.  Sipas autorit të studimit, mosqenja e uritur është faktori që e bën këtë dietë të sukseshme.

Në mëngjes , kur nivelet e serotoninës janë gjithashtu të larta, nevoja për ushqim është e paktë, por më vonë gjatë ditës, kur nivelet e saj ulen, rritet nevoja për ushqimet e tepruara si puna e çokollates.
Studimi tregon se nëqoftëse hani çokollatë pasdite, trupi mësohet me atë ndjenjë dhe ditën tjetër kërkon çokollatë në të njejtën orë, por nëqoftëse hani në mëngjes, nuk jep aq sadisfaksion sa jep më vonë gjatë ditës dhe kështu trupi vendos që “NUK kam nevojë për çokollatë