Me ushtrime ruani kujtesën

0
626

Ushtrimet e rregullta aerobike, jo vetëm se do t’u ndihmojnë të ruani vijën trupore, por edhe parandalojnë humbjen e kujtesës në moshë të shtyrë.

Një studim i shkencëtarëve amerikanë ka treguar se aktiviteti trupor me intensitet mesatar (p.sh. ecja, notimi ose joga), mund të zvogëlojnë rrezikun për shfaqjen e vështirësive me kujtesën me kalimin e moshës.

Shkencëtarët nga Universiteti Washington në Seattle, thonë se këto vështirësitë në të mbajturit mend, shpesh i paraprijnë sëmundjes Alzheimer, ashtu që ushtrimet fizike mund ta parandalojnë një gjë të tillë.

Veç tjerash, si pasojë e aktivitetit trupor te femrat është vërejtur edhe përmirësim i ndjeshmërisë ndaj hormonit insulinë.