Buzëqeshja, “arma” për të joshur një mashkull

0
1017

Një buzëqeshje e bardhë është sekreti për të bërë për vete një mashkull, pretendon një studim i një uebsajti amerikan njohjesh online (match.com).

Sipas studimit, pjesa që meshkujt i kushtojnë më shumë vëmendje tek seksi i kundërt janë dhëmbët.

Të pyetur midis dhjetë pjesëve të ndryshme të trupit, 58% e meshkujve renditën një “buzëqeshje të bardhë dhe të ëmbël” si faktorin përcaktues në pëlqimin e një femre prej tyre.

Pas dhëmbëve, janë flokët ajo që meshkujt shohin më shumë, me 51% të tyre që i kushtojnë një rëndësi thelbësore, pasuar nga veshja.
“Gjithmonë e më shumë njerëz po ndërgjegjësohen për rëndësishën e shëndetit oral dhe interesohen për të zbardhur dhëmbët e tyre. Dyndja është edhe më e madhe përpara periudhës së Shën Valentinit”, deklaroi doktor Uchena, drejtori i një shoqate dentistësh në SHBA.